Shkodër: Në aksident trafiku, 1 i vdekur dhe 2 të lënduar

22.01.2012 (komentet: 0)

Shkodër, 21 janar - Një aksident automobilistik me pasojë 1 të vdekur e 2 të plagosur rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Shkodër-Lezhë, raporton BW.

Ngjarja u shënua në vendin e njohur si Kryebushat kur një automjet tip “Benz “AA 719 AF ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë ka gjetur vdekjen Astrit Hyka, 40 vjeç ndërsa u plagosën rëndë Ilir Vajushi 39 vjeç dhe Lulzim Alia. 

Policia e cila ndodhet në vendgjarje po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte benzi.  

Kthehu mbrapa

Shto koment