Pronari i “Kosova Model Agency” arrestohet për drogë
09.02.2012 (komentet: 0)
Mediat boshnjake kanë raportuar edhe për detaje të kësaj historie. Sipas “Dnevniavaz”, Oruçi kishte rnë dakord me një person të quajtur Ljeonardom që të bënte këtë transport për 5 mijë euro, raporton Lajmeshqip.
Raportimet bëjnë të ditur se kur Oruçi kishte mbërritur në Sarajevë pasi kishte kaluar kufirin me drogën e fshehur në një tip veture “Toyota”, i kishte dërguar mesazh Ljeonardom. Ky i dyti kishte dalë ta pres porse e kishte lënë për disa momente vetëm duke i thënë se “kthehet pas pak për t’ia dhënë paratë”.

Por në vend të tij, ishin shfaqur policia të cilin e kishte arrestuar Oruçin, i cili nuk ka dhënë emrat e personave të përfshirë në këtë aferë. Oruçi është një menaxher që ka një dyqan bizhuterie dhe ka disa vite që drejton agjensionin “Kosova Model Agency”.
![]()


Shto koment