Nëntë të vdekur në një autostradë në Florid
29.01.2012 (komentet: 0)
Zyrtari i policisë rrugore deklaroi për medie se aksidentet kanë ndodhur në të dy anët e autostradës, në veri të qytetit Gainesville.
Të gjitha korsitë e autostradës janë mbyllur për qarkullim deri në kryerjen e hetimeve për shkakun aksidenteve.
Policia e trafikut ka mbyllur për qarkullim këtë autostradë për arsye të mjegullës, por edhe tymit nga zjarri në afërsi të qytetit Gainesville.
Në aksidente janë përplasur katër-pesë automjete të mëdha dhe rreth gjashtë vetura udhëtarësh.


Shto koment