EULEX E LIRON PËRSONIN E ARRESTUAR SI TË DYSHIMT NË VRASJEN E ENVER ZYMBERJAT
27.01.2012 (komentet: 0)
Raportohet se EULEX-i, lirimin e tij e ka arsyetuar se është arrestuar gabimisht.
Një zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për media se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht, dhe se ai nuk ishte personi që po kërkonin.
Kurse avokati i Vuqiniqit, Zeqir Maxhuni ka thënë për Kosovapress se gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit dhe ka liruar Vuqiniqin në mungesë të provave.
Ai tha se ekziston një tjetër i dyshuar me emër dhe nofkë tjetër që ndërlidhet me rastin, ndërkohë që është arrestuar personi tjetër.
Sipas tij, Vuqiniq është liruar nga përgjegjësia dhe se është hedhur poshtë kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe se nuk ka pasur fakte për asnjë nga gjashtë veprat penale për të cilat është dyshuar, dhe për çka i është kanosur rreziku me burg prej 40 vitesh.
Seanca dëgjimore është mbajtur në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ndërkohë që ai ka qenë i dyshuar për disa vepra penale, përkatësisht vrasje, tentim vrasje, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe armëmbajtje pa leje.
Në lidhje me rastin, në kërkim janë edhe këta persona, Sllobodan Vuqiniq, Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasalloviq.


Shto koment