Djali vret babanë në fshatin e izoluar nga bora
11.02.2012 (komentet: 0)
. Djali ka qëlluar për vdekje me armë zjarri babain. Policia tha se ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave të fundit mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi, Zef Marku,45 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje nga djali i tij, Sokol Marku, 18 vjeç.
Prekali është një fshat që prej ditësh është izoluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndaj dhe marrja e informacioneve është e vështirë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të jepen më shumë detaje rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë


Shto koment