Digjet një shtëpi në Shtupel të Klinës
15.02.2012 (komentet: 0)
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00. Pronari Izver Dauti dyshon se rryma ka qenë shkaktari që ka ndikuar në djegien e shtëpisë së tij.
Megjithëse në kushte të vështira atmosferike në rrugën plotë akull, intervenimi i zjarrfikësve ka qenë mjaft i shpejt, por ka qenë e pa mundur të lokalizohet zjarri për shkak të përhapjes së shpejte. Për fat nuk ka pasur viktima në njerëz, por ato materiale janë të mëdha dhe, sipas vlerësimeve sillen diku rreth 30 mijë euro. Ky rast e ka renduar së tepërmi jetën e familjes Dauti, e cila në ketë kohë të ftohtë ka mbetur pa kulm mbi kokë me 10 anëtarë të familjes.
Para dy ditësh është djegur edhe shtëpia e Mujë Doçit nga fshati Grapc i Klinës.


Shto koment