Nxënësit me Program Festiv për Ditë të Pavarësisë
15.02.2012 (komentet: 0)
Përndryshe, edhe Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë seancën solemne me rastin e katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Bujar Nevzati, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka njoftuar bordin e drejtorëve edhe lidhur me intervistimin e kandidatëve për edukatore, zgjatjen e konkursit për sekretarë në shkollën e Velekincës si dhe konkursi për drejtorë të tri çerdheve që është i hapur deri më 16 shkurt 2012.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe edhe çerdhet nuk janë duke punuar ndërsa lidhur me fillimin e punës së tyre pritet të vendoset gjatë ditëve në vijim, kjo për arsye që dje edhe pse kanë shkuar në punë edukatoret kishin vetëm dy nxënës, por nëse është kërkesa e prindërve çerdhet janë të gatshme nga dita e nesërme.
Ndërsa për 60 punëtorë ndihmës dhe pastrues, u tha se akoma nuk është marrë përgjigje nga Ministria për mënyrën e pagesës së tyre. /2lonline/


Shto koment