MASHT e shndërron në muze shtëpinë shkollë të Hërticëve
27.01.2012 (komentet: 0)
Ekspertët e fushës muzeale ia shohin për të madhe MASHT-it që ka marrë këtë vendimin pa i shqyrtuar ligjet që përcaktojnë mënyrën e shpalljes muze të një objekti e as nuk është ndarë asnjë cent për konservimin e saj si objekt i trashëgimisë kulturore.
Në MASHT thonë se bazën ligjore do të shqyrtojnë në të ardhmen. Madje kjo ministri ka menduar edhe për “pagëzimin” e muzeut. Ai do ta mbajë emrin e doajenit të arsimit shqip, Mehmet Gjevori. Ministria e Kulturës hesht.
Nën organizimin e drejtorit të gjimnazit “Sami Frashëri” gjatë viteve ’90, Abdyl Gashi, pritet që sot (e premte) shtëpia-shkollë e Herticëve të vizitohet nga të gjithë nxënësit e ish-nxënësit e kësaj shkolle. /koha


Shto koment