KiE kërkon të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi
25.01.2012 (komentet: 0)
Në rezolutën e miratuar me 90 vota për, tri kundër dhe tri abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur edhe më tutje të pazgjidhura, njofton gazeta Blic, transmeton Koha.
Pos reformave në gjyqësi, antikorrupison, ligjin zgjedhor, lirinë e medieve e të tjera Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave, veçmas të romëve. Madje në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave. /Telegrafi/


Shto koment