Në Ranillug kapet municion, në Dobërqan drogë

24.08.2013 (komentet: 0)

Në Ranillug raportohet se nga Njësiti DKKO në një shtëpi të pa pabanuar gjegjësisht në objektin ndihmës janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e municionit si: 252 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 794 fishekë të cilëve nuk u dihet kalibri njoftoj policia e Kosovës.

Gjilan – Policia tha se rreth këtij rasti nuk raportohet për të arrestuar.
Kurse në fshatin Dobërqan të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike 2.3 gr e llojit ,,Marihuanë’’. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment