Nderohet vepra dhe jeta e Zejnullah Halilit
29.02.2012 (komentet: 0)
Në Sh F dhe M U “ Abaz Ajeti” në Gjilan nxënësit dhe mësidhënësit e kësaj shkolle dhe dashamirët e pezisë mbajtën orë letare në shenjë përkujtimi të shkrimtarit të dashur Zejnullah Halilit.
Nën dirigjimit të mësimdhënësit të kulturës muzikore, kori i shkollës, e hapi orën letrare me këndimin e hymnit kombëtar. Orën letare e shpalli të hapur mësimdhënësi Izeir Hyda. Ndërsa për jetën dhe veprën e Zejnullah Halilit foli kolegui i tij i penës Hysen Kqiku.
Nxënësit me kënaqësi të veqant lexuan poezitë e shkrimtari të tyre të dashur, dhe poezitë e veta dhe ato të kushtuar atij.
Në orën letare, e cila është bërë tradicionale, morën pjesë edhe të afërmit dhe familjarët e të ndjerit Zejnullah Halili, i cili ndërroi jetë me 24 shkurt të vitit 2004.