Kryetari Haziri ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës FARK
04.09.2015 (komentet: 0)
Gjilan, 4 shtator 2015 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të shoqatës sëish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (FARK), Ahmet Alishani – nënkryetar dhe Faton Gashi sekretar.
Takimi ka qenë me karakter informues lidhur me akademinë përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqin, e cila do të mbahet më 20 shtator.
Gjithashtu, në takim është biseduar edhe për statusin e veteranëve të luftës, ndërkaq i është bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mbetur jashtë listës, e që mendojnë se u është bërë padrejtësi, ta shfrytëzojnë afatin e ankesave.