Homazhe pran varrit të Zejnullah Halilit-Zejnës
05.11.2015 (komentet: 0)
Sot më 5 nëntor 2015, ora 12:00, në fshatin Kokaj, u bë homazhe si dhe u vendosen lule pran varrit të Zejnullah Halilit-Zejnës.
Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, sot m 5 nëntor 2015, në kuadër të edicionit të gjashtë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, shënohet 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar të letërsisë për fëmijë, Zejnullah Halilit, i cili ndërroi jetë më 24 shkurt 2004 në Prishtinë dhe u varros në vendlindjen e tij, në Kokaj të Karadakut.
Familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëfshatarët e Zejnës sot u takuan në Kokaj , pran varrit të tij ku vendosën kurora, lule pran varrit të tij dhe me këtë rast kujtuan të ndjerin.