Aksion selektiv për lirimin e hapësirave publike?

16.08.2013 (komentet: 0)

Komuna e Gjilanit, përkatësisht inspektorët komunalë të mërkurën kanë filluar të bëjnë largimin e karrigeve, tavolinave dhe tendave nga disa lokale afariste, kafeteri, që janë vendosur pa leje apo edhe që kanë leje, por nuk i kanë kryer obligimet ndaj komunës.

Në aksionin për lirimin e hapësirave publike ka asistuar edhe policia, ndërsa Sylejman Selishta, shef i sektorit të shërbimeve publike, komunikacionit dhe ambientit, ka thënë se deri më tani aksioni për konfiskimin e tavolinave e karrigeve, është kryer në katër kafeteri dhe do të vazhdohet edhe tek të tjerat, në pjesën e pasdites.

Selishta ka bërë me dije se pronarët e këtyre kafeterive me kohë kanë qenë të njoftuar se nuk do të tolerohen në uzurpimin e hapësirave publike apo edhe për ato ku lejohet, duhet kryer obligimet, në të kundërtën ose duhet t’i largojnë vet vullnetarisht ose pason konfiskimi.

Ai tha se kjo pikërisht po ndodh sot tek të gjithë ato kafeteri të cilët nuk i kanë respektua rregulloret komunale, duke zënë hapësirat jashtëligjshëm, por edhe për ato vende ku kanë marrë leje, por nuk i kanë kryer obligimet.

Selishta tha se i kanë respektuar të gjitha procedurat ligjore, pronarët me kohë kanë qenë edhe me shkrim të njoftuar se duhet kryer obligimet, për vendet ku kanë leje, ndërsa për ato vende ku nuk jepen lejet, janë njoftuar se duhet t’i lirojnë, por shihet se ka edhe prej tyre që nuk e kanë përfillë këtë, andaj edhe këto masa po ndërmerren nga sektori përkatës dhe kjo do të vazhdojë tek të gjithë ato lokale që shfrytëzojnë jashtëligjshëm hapësirën publike, pasi komuna është e përkushtuar për t’i liruar ato. 

Për qudi, dy lolkale të cilat ndodhen shum afer njeri tjetrit kafiteria Cityroom dhe marketi Uka, aksioni ishte selektiv. Përderisa malli i ekspozuar i marketit Uka, qëndron në trotuar, edhe pse artikujt janë ekskluzivisht ushqimor, për kafiterinë Cityroom inspekcioni pati arshin tjetër ia konfiskoi tavolinat dhe karrikat edhe pse  nga pronari Ridvan Ahmeti u njoftuam se  ai me kohë dhe disa herë ka kërkuar jele , të cilën nuk ka arritë ta marrë.

Si dëshmi se  gjendja është e tillë po japim edhe fotogratfitë e këtyre dy lokaleve.

Kthehu mbrapa

Shto koment